logo
    Serum
    Anti-Oksidues
    Kundër shenjave
    Kundër skuqjeve dhe irritimeve
    Lëkurë normale
    Lëkurë të kombinuar
    Lëkurë të ndjeshme
    Lëkurë të thatë
    Lëkurë të yndyrshme

    Trajtim intensiv me 15% Azelaic Acid, Carnosine dhe Oatmeal koloidal
    Një trajtim intensiv multi-aksion me Acid Azelaic për të trajtuar dhe reduktuar në mënyrë efektive njollat, për të qetësuar skuqjen dhe për të unifikuar tonin dhe strukturën e lëkurës. Një formulë unike për kujdesin e përditshëm të lëkurës reaktive, të skuqur dhe të prirur ndaj akneve që si rezultat sjell një lëkurë më uniforme, të lëmuar dhe të rinuar në vetëm një hap.

    Perberesit kryesore:
    Acidi Azelaik 15%: Një përbërës aktiv antioksidant i fuqishëm i marrë nga drithërat si gruri, thekra dhe elbi. Ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe de-pigmentuese që ndihmojnë në reduktimin e shfaqjes së njollave, skuqjes dhe defekteve, duke kontrolluar gjithashtu prodhimin e sebumit dhe zvogëlimin e poreve për një lëkurë më uniforme, të lëmuar, më të shndritshme dhe pa njolla.

    1% Carnosine: Përbërës aktiv inovativ kundër plakjes me efekt 360°, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme anti-glycation dhe antioksiduese. Veprimi i tij fokusohet në stimulimin e sintezës së kolagjenit për të korrigjuar dhe reduktuar dukshëm shenjat e plakjes, për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës dhe për ta mbajtur lëkurën të mbrojtur nga spektri i plotë i dritës dhe oksidimi

    1% oatmeal koloidal: Një përbërës aktiv anti-inflamator, qetësues dhe mbrojtës që lehtëson kruajtjen dhe skuqjen. Përveç kësaj, ndihmon në rivendosjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ruajtur nivelet optimale të hidratimit dhe përmirëson kapacitetin rigjenerues të lëkurës.