logo

    Testohuni për Helikobakter Pylori nga rehatia e shtëpisë, në privatësi të plotë!

     

    Vetë-test shtëpie për detektimin e antigjeneve të H.Pylori në feces, si një indikator i gastritit apo ulcerës në stomak. Helikobakter Pylori (H.Pylori) është lloj i bakteries që futet në trupin tuaj dhe jeton në traktin digjestiv (sistemin e tretjes). Kjo baktere mund të shkaktojë ulcera në stomak apo ulcera gastrike, të cilat janë çarje që zhvillohen në mukozën e lukthit. Ju po ashtu mund të keni ulcerë në pjesën e zorrës, nën lukthin tuaj, të cilat quhen ulcera e duodenit apo ulcera peptike. Në disa raste këto mund të çojnë deri tek kanceri i lukthit.

     

    Testohuni nëse keni këto simptoma:

    • Dhimbje e thatë apo djegëse e stomakut
    • Fryerje
    • Përzierje (nausea)
    • Humbje e pashpjegueshme e peshës
    • Vjellje
    • Gogësimë apo refluks acidik
    • Apetit i dobët

    Të gjitha mjetet e nevojshme për vetë-testim dhe udhëzimet e përdorimit në gjuhën shqipe gjenden në paketim. Kutia përmbanë një (1) test.