logo

    Kushtet e përdorimit

    Këto Kushte, bashkë me shtojcat e tjera të lidhura me to, përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme që rregullojnë përdorimin e uebfaqes ebarnatorja.com dhe blerjen e produkteve të ofruara në të, duke përfshirë numrin e regjistrimit të biznesit 811493535 si dhe Ju, si përdorues, bazuar në të dhënat tuaja të ofruara gjatë regjistrimit në platformë Përdoruesi. Këto Kushte të Përdorimit janë në fuqi që nga data e lidhjes së Kontratës, sipas Nenit 1 të kësaj Kontrate.

    Ju falenderojmë që keni zgjedhur të përdorni platformat e eBarnatorja L.L.C, shërbimet dhe produktet tona të tjera, të cilat i quajmë në tërësi Shërbimet.

    Ne kemi përgatitur këto Kushte në mënyrë që të informoheni për dispozitat që rregullojnë marrëdhënien tonë me ju në aspektin ligjor. Megjithëse kemi përpiqur që Kushtet të jenë sa më të kuptueshme, aty do të gjeni edhe terma juridikë. Përdorimi i tyre është i arsyeshëm për shkak se krijohen marrëdhënie kontraktuese midis juve si Përdorues dhe eBarnatorja L.L.C. Prandaj, ju këshillojmë që t'i lexoni me kujdes dhe nëse është e nevojshme, të kërkoni këshillë profesionale.

    Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet si një veprim që krijon një Kontratë midis jush si përdorues dhe eBarnatorja L.L.C.

    Në kuadër të shërbimeve të saj, eBarnatorja L.L.C ofron një platformë të avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përfshin një gamë të gjerë të produkteve nga kompani të ndryshme, përfshirë edhe produkte të ofruara nga vetë eBarnatorja. Kjo platformë furnizon informacion të plotë mbi produktet, vlerësimet e tyre, fotografitë dhe detajet e tjera të rëndësishme që do t'ju ndihmojnë të keni një pamje të plotë të produkteve për të cilat keni interes të blini tash e tutje të referuara si Produktet.

    Kushtet gjithashtu përcaktojnë rregullat e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, të datës 25 shkurt 2019, si ligj i zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

    Përdorimi i kësaj faqeje interneti përfshin pranimin e plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë të aplikueshme në të gjithë përmbajtjen e kësaj faqeje. Në rast se ju si përdorues i internetit nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, ju duhet të largoheni menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos vazhdoni përdorimin e saj.

    2. Liferimi apo dorëzimi i produkteve

    Produktet do të dërgohen nga eBarnatorja te Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që eBarnatorja të furnizojë produktet sa më shpejt të jetë e mundur.

    Produkti do të dërgohet te Konsumatori nga palët e treta me të cilat eBarnatorja bashkëpunon, si kompanitë postare.

    Nëse Konsumatori nuk është në vendin e caktuar për pranimin e porosisë, eBarnatorja do të përpiqet të kontaktojë Konsumatorin përsëri brenda një afati prej tre (3) ditësh për të riorganizuar dorëzimin e produktit. Nëse Konsumatori përsëri nuk gjendet në adresën e dhënë për dorëzim, eBarnatorja do ta kthejë produktin në depo, dhe porosia do të anulohet.

    3. Çmimi dhe Pagesa

    Çmimi i produkteve është ai që gjendet pranë produktit të listuar në Platformë. Edhe pse eBarnatorja bën përpjekje të maksimizojë saktësinë e çmimeve të produkteve, disa gabime të ndryshme mund të ndodhin nga koha në kohë. Nëse eBarnatorja identifikon një çmim të vendosur gabimisht, ne do t'ju njoftojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t'ju ofrojmë mundësinë për të konfirmuar produktin me çmimin e tij të saktë ose për të anuluar porosinë tuaj. Nëse nuk mund të komunikojmë me ju, porosia do të konsiderohet e anuluar, dhe pagesa juaj do të kthehet në mënyrë të plotë, në të njëjtin mënyrë si është bërë pagesa nga ana juaj. eBarnatorja nuk është i detyruar të furnizojë produktin me çmimin e vendosur gabimisht, nëse ky çmim është i shfaqur qartë dhe në mënyrë të kuptueshme si një gabim.

    Pagesa mund të kryhet në çfarëdo mënyre të specifikuar nga eBarnatorja në Platformë, përfshirë pagesën me kartelë krediti, transfer bankar, para të gatshme, ose terminal POS etj. Kur Konsumatori dëshiron të bëjë pagesën me kartelë krediti, atëherë Konsumatori autorizon ebarnatoren eksplisit për të ngarkuar kartelën e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e transportit, në çdo moment që këto aplikohen. Siguria e të dhënave të kartelës është e garantuar nga procesori i pagesës - banka përkatëse, përmes të cilit realizohet transaksioni me kartelën. Në asnjë rrethanë të dhënat e kartelës suaj nuk janë të aksesueshme nga sistemi ynë. eBarnatorja nuk mund të mbajë përgjegjësi për keqpërdorimin e kartelës së kreditit nga palët e treta.

    Çmimet në Platformën tonë përfshijnë Tatimin në Vlerën e Shtuar (TVSH), por nuk përfshijnë taksa dhe tarifa të tjera, si kostot e dërgesës së produktit. Çmimet e produkteve tona mund të ndryshojnë nga koha në kohë, por Konsumatori nuk do të ngarkohet me çmim tjetër përveç asaj që është shfaqur në Platformë, nëse çmimi ndryshon pas marrjes së Konfirmimit të porosisë që dërgohet nga ne.

    Në situatat kur pagesa bëhet me kartë ose llogari bankare, çdo vonesë ose mos-ekzekutim i pagesës nga banka ose institucioni financiar, në të cilin keni llogarinë ose kartën tuaj të kreditit/debitit, nuk mund të atribuohet ebarnatores. Kjo vonesë nuk do të ketë ndikim në dorëzimin e porosisë, nëse ajo ndodh si pasojë e mos-ekzekutimit të pagesës.

    4. E drejta e tërheqjes nga Kontrata

    Konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga Kontrata, pa u detyuar të japë ndonjë arsye dhe pa patur asnjë kosto shtesë, nëse produkti nuk është hapur nga Konsumatori. Kjo tërheqje duhet të ndodhë brenda një periudhe 14-ditore, filluar nga dita kur Konsumatori, ose një person tjetër përveç kurierit, që është zgjedhur nga ju, e ka marrë fizikisht produktin, ose në rast të më shumë produkteve të dorëzuara në porosi të ndryshme, pas 14 ditësh nga dita e marrjes fizike të produktit të fundit të porositur. Tërheqja nga Kontrata brenda këtij afati 14-ditor, pa detyrim financiar për Konsumatorin, është e mundur vetëm nëse produkti nuk është në asnjë mënyrë:

    1. Hapur nga konsumatori
    2. Përdorur nga konsumatori

    Kushtet për tërheqje pa asnjë detyrim financiar për Konsumatorin janë se produkti nuk duhet të jetë hapur, i.e., të mos ketë hequr mbështjellësin ose të ketë hapur paketimin origjinal të produktit, duke përfshirë çdo formë të ambalazhit origjinal që ka produkti.

    Në rast se ambalazhi i produktit është hapur, Konsumatori, në rast të tërheqjes nga Kontrata, është i detyruar të paguajë eBarnatores një shumë deri në 50% të çmimit të kontraktuar të produktit.

    Pas skadimit të periudhës së 14 ditëve, Konsumatori nuk ka të drejtë të tërhihet nga Kontrata sipas paragrafit të parë të kësaj dispozite.

    Ju mund të ktheheni produktin në zyrat tona ose përmes një kompanie postare të zgjedhur nga ju. Pas kalimit të afatit prej 14 ditësh, Konsumatori nuk ka të drejtë të tërhihet nga Kontrata sipas paragrafit të parë të kësaj dispozite. Nëse Konsumatori ka hapur produktin, në çdo mënyrë, duke ndryshuar kështu çmimin e tij në treg, ai është i obliguar të paguajë ebarnatoren një shumë deri në 50% të çmimit të kontraktuar të produktit, në rast të tërheqjes nga Kontrata.

    5. E drejta e ankesës

    Konsumatori ka të drejtë të ngritë ankesë kundër tregtarit prej të cilit ka bërë blerjen e produktit nëse has moskonformitete në lidhje me çështjet e garantuara, kontratën e blerjes, ose për shkaqe të ngjashme që janë të lidhura me blerjen e produktit. Kjo e drejtë e vlen mbi bazën e dokumenteve si fatura e blerjes, kontrata e shitjes, dhe kartela e garancisë, ose në mënyra të tjera të përshtatshme. Ankesa mund të paraqitet përmes email-it në adresën e ebarnatores në info@ebarnatorja.com në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.